Fahrettin Altun: Turqia mirëpret thirrjen e Papa Françeskut për dialog në Mesdheun Lindor

Turqia përshëndeti të hënën deklaratën e Papa Françeskut, i cili bëri thirrje për dialog në Mesdheun Lindor dhe për palët në konflikt në rajon që të veprojnë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

1482337
Fahrettin Altun: Turqia mirëpret thirrjen e Papa Françeskut për dialog në Mesdheun Lindor

 

“Turqia i bën thirrje Greqisë dhe vendeve të tjera të interesuara që të respektojë të drejtën ndërkombëtare në vend që të militarizojnë ishujt e Egjeut dhe të paraqesin pretendime mbi Atdheun Blu tonë. Mesdheu duhet të jetë një det i paqes dhe stabilitetit”, shkroi në rrjetin social “Twitter” kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

Më herët të njëjtën ditë, Papa Françesku u prononcua nga mediat sociale me këto fjalë: “Unë po ndjek me shqetësim tensionet në pellgun e Mesdheut Lindor dhe apeloj për dialog konstruktiv e respekt për të drejtën ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktet që kërcënojnë paqen e popujve të atij rajoni.”

Greqia kundërshton eksplorimin aktual të energjisë në Mesdheun Lindor nga Turqia duke u përpjekur të vendoset në hapësirën detare turke bazuar në ishuj të vegjël afër bregdetit turk.

Turqia – shteti me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe – ka dërguar anije shpimi për të eksploruar energji në platformën e saj kontinentale duke potencuar se të drejta në rajon kanë edhe Turqia, edhe Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV).

Zyrtarët turq theksojnë se dialogu për ndarjen e drejtë të këtyre burimeve do të jetë fitimprurës për të gjitha palët.



Lajme të ngjashme