MSB: Me rastin e 30 Gushtit, 21 anije të Forcave Detare do të vizitojnë 20 porte të vendit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) deklaroi se në kuadër të 30 Gushtit, Dita e Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, 21 anije të Forcave Detare do të vizitojnë 20 porte të vendit.

1481286

MSB deklaroi detajet në lidhje me aktivitetet që do të zhvillohen nesër në kuadër të Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.

Në anijet që do të hedhin spirancën sa më afër të jetë e mundur bregut, së bashku me perëndimin e diellit do të këndohet Himni Kombëtar.

Ushtria turke nën komandën e Liderit të Madh Mustafa Kemal Ataturk, para 98 vjetësh realizoi Ofensivën e Madhe e cila rezultoi me fitoren e ushtrisë turke.

Me Ofensivën e Madhe dhe Betejën e Mejdanit të Kryekomandës e cila filloi në 26 gusht 1922 dhe rezultoi me fitore më 30 gusht, u shkrua në histori si një prej legjendave më të mëdha të heroizmit.

Lajme të ngjashme