Ministria e Mbrojtjes Kombëtare: Shpërthim gjatë patrullimit tokësor turko-rus në Idlib

Një shpërthim ka ndodhur të martën në qytetin Idlib të Sirisë gjatë Patrullimit Tokësor 26. të Kombinuar Turko-Rus, i cili po realizohej në kuadër të Marrëveshjes/Protokollit Turqi-Federata Ruse.

1478875
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare: Shpërthim gjatë patrullimit tokësor turko-rus në Idlib

 

“Gjatë Patrullimit Tokësor 26. të Kombinuar Turko-Rus, në Autostradën M-4 të Idlibit, i cili po zhvillohej në kuadër të Marrëveshjes/Protokollit Turqi-Federata Ruse, një automjet i autokolonës u dëmtua lehtë për shkak të një shpërthimi. Zona u mbulua menjëherë me zjarr. Operacioni vazhdon”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në takimin e 5 marsit në Moskë arritën një marrëveshje lidhur me zgjidhjen e krizës në Idlib duke ranë dakord për krijimin e një korridori të sigurt dhe për të bërë patrullime të përbashkëta në një pjesë të Autostradës M4.



Lajme të ngjashme