Çavusoglu në takim me Presidentin Maduro: Turqia pranë Venezuelës në çdo kohë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, u prit në takim nga Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

1475537
Çavusoglu në takim me Presidentin Maduro: Turqia pranë Venezuelës në çdo kohë
AFP CAVUSOGLU MADURO2.jpg
AFP CAVUSOGU MADURO4.jpg
AFP CAVUSOGU MADURO3.jpg

 

Shefi i diplomacisë turke u takua me Presidentin Maduro në kryeqytetin Karakas të Venezuelës, ku po qëndron për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

“Presidenti ynë i nderuar do të ishte shumë i lumtur t'ju priste juve në Turqi menjëherë pas pandemisë”, u shpreh Çavusoglu gjatë takimit duke i përcjellë Maduros ftesën e Presidentin Erdogan.

Ai theksoi gjithashtu se takimet e tij në Venezuelë ishin shumë të dobishme dhe se ishin nënshkruar marrëveshje shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

“Turqia është pranë Venezuelës dhe popullit të saj jo vetëm në kohë pandemie, por në çdo kohë”, shtoi kryediplomati turk.

Çavusoglu pati një takim edhe me ndihmëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodriguez.



Lajme të ngjashme