"Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj në Atdheun e Kaltër"

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) shkroi në «Twitter» se "Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj në Atdheun e Kaltër".

1472189

Në një postim që ka bërë në profilin e tij në «Twitter» kryeparlamentari Shentop thotë se Izraeli, një nga dy shtetet e famshëm për shkeljen e ligjit në arenën ndërkombëtare, ka mbështetur Greqinë, një shtet tjetër me dëftesë kriminale ndërkombëtare.

"/.../. Ata që mbështesin Greqinë, e cila po mban një qëndrim të padrejtë dhe të gabuar kundër Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), duhet ta dinë mirë që dy gabime nuk bëjnë një të drejtë. Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj në Atdheun e Kaltër",- shkruan Shentop.

Lajme të ngjashme