Siri – Në zonën operative “Dega e Ullirit” ndalohen 20 terroristë të PKK/YPG-së

Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar 20 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, të cilët po kryenin aktivitete terroriste në zonën operative “Dega e Ullirit”, në Siri.

1472299
Siri – Në zonën operative “Dega e Ullirit” ndalohen 20 terroristë të PKK/YPG-së

 

Lufta antiterrorizëm e Turqisë po vijon me vendosmëri brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

Një për një po parandalohen gjithashtu përpjekjet e infiltrimit dhe aktivitetet e terroristëve në zonat e pastruara nga prania terroriste në veri të Sirisë.

Sipas një komunikate të publikuar së fundmi nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, 20 terroristë të tjerë të PKK/YPG-së u ndaluan pa realizuar planet e tyre tradhtare pasi u konstatua që po kryenin aktivitete terroriste në zonën operative “Dega e Ullirit”.

Më datë 20 janar 2018, Forcat e Armatosura të Turqisë filluan Operacionin “Dega e Ullirit” në veriperëndim të Sirisë duke eliminuar praninë terroriste në qytetin Afrin të provincës Halep. Pikërisht për këtë arsye “Dega e Ullirit” njihet edhe si Operacioni i Afrinit.

 


Lajme të ngjashme