Në një operacion ajror në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë të tjerë

Turqia vazhdon me vendosmëri luftën e saj kundër terroristëve, brenda dhe jashtë vendit.

1471518
Në një operacion ajror në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë të tjerë

Dy terroristë të tjerë të organizatës terroriste separatiste PKK u neutralizuan në një operacion ajror ndërkufitar në zonën Zap në veri të Irakut.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) lajmin në profilin e saj në rrjetin social «Twitter» e ka postuar duke rikujtuar djalin 15-vjeçar Eren Bulbul, i cili më 11 gusht 2017 u vra nga terroristë e PKK-së në Maçka të Trabzonit.

"Gjaku i asnjërit prej dëshmorëve tanë nuk ka mbetur dhe nuk do të mbetet pa u larë. Sa mirë që të kemi Eren. Ne nuk të kemi harruar ty dhe të gjithë dëshmorët tanë. Allahu ju mëshiroftë", thuhet në njoftimin e Ministrisë në «Twitter».

 


Lajme të ngjashme