Turqia: Armenia të heqë dorë nga politikat agresive nacionaliste dhe të mbledhë mendjen

Turqia u bëri thirrje autoriteteve të Armenisë që të heqin dorë nga “politikat agresive nacionaliste”.

1470877
Turqia: Armenia të heqë dorë nga politikat agresive nacionaliste dhe të mbledhë mendjen

 

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një komunikatë me shkrim kundrejt deklaratave të autoriteteve armene nën pretekstin e 100-vjetorit të Traktatit të Sevrës.

“Traktati i Sevrës, i datës 10 gusht 1920, i cili synonte t'i jepte fund pavarësisë dhe sovranitetit tonë duke copëtuar atdheun tonë në fund të Luftës I Botërore, është një dokument për të nxjerrë mësim, ku planet e pushtimit dhe asgjësimit shpalosen harbutërisht”, tha MPJ turke.

Komunikata thekson se kombi turk e “hodhi në mbeturinat historike” Sevrën duke e grisur atë me anë të Traktatit të Paqes së Lozanës që firmosi më 24 korrik 1923, pasi luftoi heroikisht në Luftën Nacionalçlirimtare; ndërsa potencon se “nuk është për t'u çuditur që ata, të cilët krijojnë armiqësi në vend që të nxjerrin mësime nga historia, i varin shpresat tek ky dokument”.

“Sot është absurde që një qeveri, e cila nuk është në gjendje as të ushqejë popullin e vet, të guxojë të ngrejë në rend të ditës Traktatin e Sevrës, të cilin kombi turk grisi dhe flaku tutje 100 vjet më parë. Ata që ushqejnë ide për të arritur qëllime tinëzare, duhet ta dinë mirë që do të dështojnë përballë vendosmërisë së Turqisë për të vazhduar mbijetesën, ekzistencën dhe tërësinë e saj të pandashme atdhe-komb. Mësimi i dhënë nga kombi fisnik turk për ata që guxuan të pushtojnë Anadollin, si dhe goditja e rëndë që iu bë imperializmit, jepet si mësim në librat e historisë. Kjo luftë e lavdishme ka dhënë një shembull për kombet e tjerë të shtypur. Traktati i Lozanës – nënshkruar nga Turqia në njërën anë dhe Britania, Franca, Italia, Greqia e aleatët e tyre në anën tjetër – njohu shtetin modern turk dhe zëvendësoi Traktatin e Sevrës së vitit 1920, një pakt i padrejtë që iu imponua Perandorisë Osmane pas Luftës I Botërore. Gjithashtu Armenia, e cila vazhdon prej vitesh një pushtim ilegal të territorit të Azerbajxhanit, është pengesa kryesore për vendosjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Është koha që autoritetet e Armenisë të heqin dorë nga politikat agresive nacionaliste dhe të mbledhin mendjen”, thuhet në reagimin e MPJ turke.



Lajme të ngjashme