Operacion ajror në veri të Irakut, neutralizohen 5 terroristë të PKK-së

Në operacionet ajrore që janë kryer në veri të Irakut janë neutralizuar 5 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

1470929
Operacion ajror në veri të Irakut, neutralizohen 5 terroristë të PKK-së

Turqia vazhdon pa ndërprerje luftën kundër terrorizmit.

Organizata terroriste PKK po merr goditje të njëpasnjëshme me operacionin tokësor “Kthetra-Tigri” që vazhdon në veri të Irakut.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton se në kuadër të operacionit “Kthetra-Tigri” në zonat Haftanin dhe Avasin në veri të Irakut janë kryer operacione ajrore kundër terroristëve të zbuluar në këto zona.

Në Haftanin janë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së, kurse në Avasin janë neutralizuar 2 të tjerë, thotë Ministria, e cila gjithashtu bën të ditur se operacioni “Kthetra-Tigri” [që ka filluar më 28 maj] vazhdon me vendosmëri.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në operacionin që Komandës së Xhandarmërisë së Vanit kanë kryer në zonën malore të nënprefekturës Çatak janë neutralizuar 2 terroristë.

Kurse një terrorist tjetër, i cili ishte duke kryer veprimtari të armatosur në veri të Sirisë si pjesë e strukturës së PYD/YPG-së, derivat i organizatës separatiste terroriste PKK/KCK, është dorëzuar në nënprefekturën Xhizre (Cizre) të Shërnakut (Şırnak) si rezultat i punës bindëse të forcave të sigurisë.

 


Lajme të ngjashme