Presidenti Erdogan: Rifilluam sondazhet që ndërpremë me lutjen e Kancelares Merkel

Në dalje të Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë pas namazit të xhumasë, Erdogani iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës.

1469032
Presidenti Erdogan: Rifilluam sondazhet që ndërpremë me lutjen e Kancelares Merkel

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Turqia nuk mund ta lërë vetëm Libanin vëlla të tronditur nga shpërthimi i 4 gushtit në Portin e Bejrutit, me pasojë 154 të vdekur dhe mbi 5.000 të plagosur.

Në dalje të Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë pas namazit të xhumasë, Erdogani iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës.

Sa i përket shpërthimit në Bejrut, kreu i shtetit turk tha se po i ndjekin me vëmendje të madhe zhvillimet në Liban, por autorët nuk janë të qartë dhe nuk janë përcaktuar ende.

“Ne dërguam atje ndihma të llojllojshme me një prej avionëve tanë ushtarakë. Mes tyre ka edhe shumë ndihmat që mund t'i quajmë ushtarake. Krahas të gjitha këtyre, ka edhe ndihma në fushën e shëndetësisë. Gjithashtu ka ndihma të llojit të spitalit fushor. Ne do të jemi pranë Libanit me gjithçka tonën, do të jemi pranë Bejrutit, do të jemi pranë popullit libanez”, theksoi ai.

Erdogani vlerësoi më tej të ashtuquajturën marrëveshje për përshenjimin e juridiksionit detar ndërmjet Greqisë dhe Egjiptit.

“Kjo marrëveshje e bërë ndërmjet Greqisë dhe Egjiptit nuk ka asnjë vlerë”, saktësoi presidenti turk.

Pasi nënvizoi se po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë me vendosmëri marrëveshjen e arritur me Libinë, Erdogani vijoi me këto fjalë: “Ne as që kemi nevojë për diskutime me ata që nuk kanë të drejta, veçanërisht në zonat e juridiksionit detar. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, më bëri një lutje. «Nëse pezulloni sondazhet e këtushme (në Mesdhe), atëherë do të më lehtësoni punën», tha ajo. Ndërsa unë i thash kështu: «Nëse ju u besoni Greqisë dhe të tjerëve, ne i ndërpresim (sondazhet) për 3-4 javë. Por unë nuk u zë besë këtyre. Do ta shikoni që këta s'do ta mbajnë fjalën.» Dhe, si përfundim, kështu ndodhi. Ndërkaq, edhe ne po marrim pjesë në bisedimet trepalëshe Gjermani-Greqi-Turqi, të filluara nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë dhe këshilltarët e tij. Çfarë do të bëhet tani që ata nuk e mbajtën këtë fjalë? Ne rifilluam menjëherë sondazhet. Dërguam në misionin e saj edhe (anijen) «Barbaros Hayrettin». Ata nuk e mbajnë fjalën.”



Lajme të ngjashme