Koronavirusi në Turqi (7 gusht) – 15 të vdekur dhe 1.028 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi kapërceu sërish pragun psikologjik të 1.000 personave.

1469114
Koronavirusi në Turqi (7 gusht) – 15 të vdekur dhe 1.028 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 15 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.813.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 238.450, pasi 1.185 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 221.574 pacientësh, nga të cilët 1.028 nga e enjtja në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 56.726 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 5.138.528”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme