Ibrahim Kalin dhe ambasadorët e 30 vendeve në Turqi vizituan Xhaminë e Shën-Sofisë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin së bashku me ambasadorët e akredituar në Turqi zhvilloi një vizitë në Xhaminë e Shën-Sofisë.

1468987
Ibrahim Kalin dhe ambasadorët e 30 vendeve në Turqi vizituan Xhaminë e Shën-Sofisë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin së bashku me ambasadorët e akredituar në Turqi zhvilloi një vizitë në Xhaminë e Shën-Sofisë.

Ibrahim Kalin ambasadorët i priti në oborrin e xhamisë dhe bisedoi për një kohë me ata. Pasi dha informacione rreth xhamisë Kalin dhe ambasadorët hynë në xhami.

Zëdhënësi i Presidencës dhe ambasadorët bënë një foto të përbashkët, ndërsa ambasadori palestinez Faed Mustafa dhe disa ambasadorë të tjerë falën namazin në xhami.

Gjatë vizitës së pjesës së sipërme, ku vazhdojnë punimet e restaurimit, Ibrahim Kalin tha se ambasadorëve u dhanë informacione të shkurta rreth historisë së xhamisë.

Pas vizitës Kalin së bashku me ambasadorët e 30 vendeve, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke vënë në dukje se kthimi i Shën-Sofisë në xhami pas 86 vjetësh është një ngjarje shumë e rëndësishme historike dhe se ajo gjithashtu ka reflektime ndërkombëtare, Kalin tha që me urdhër të Presidentit Recep Tayyip Erdogan i ftuan ambasadorët për të parë punën që po kryhet këtu.

Ibrahim Kalin gjithashtu bëri të ditur se Shën-Sofia është një xhami dhe se trashëgimia dhe identiteti i saj historik dhe kulturor do të ruhen, ndërsa me ambasadorët mysafirë u takua në Pallatin Topkapi për darkë.



Lajme të ngjashme