Roja Bregdetare turke shpëton 82 azilkërkues të tjerë në Egje

Në nënprefekturat Dikili dhe Karaburun të Izmirit janë shpëtuar 82 azilkërkues të prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë Rojës Bregdetare greke.

1468037
Roja Bregdetare turke shpëton 82 azilkërkues të tjerë në Egje

Skafi i Rojës Bregdetare turke u dërgua menjëherë në zonë pas marrjes së informatës që një grup azilkërkuesish kishte mbetur i bllokuar në gomone afër bregut në Dikili, njofton Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë.

Ekipet shpëtuan 42 azilkërkuesit që prisnin ndihmë në gomone në ujërat territoriale turke, ku ishin prapësuar nga njësitë greke.

Kurse afër brigjeve të Karaburunit u shpëtuan 40 azilkërkues të tjerë, të shtyrë edhe këta në ujërat territoriale turke nga njësitë greke.

Azilkërkuesit u nxorën në tokë dhe iu dorëzuan Drejtorisë së Menaxhimit të Migracionit në rrethin e Izmirit.

 


Lajme të ngjashme