Çavusoglu: Turqia do të jetë gjithnjë pranë vëllezërve turkmenë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të mërkurën se Turqia do të jetë gjithnjë pranë vëllezërve turkmenë.

1468082
Çavusoglu: Turqia do të jetë gjithnjë pranë vëllezërve turkmenë

 

Shefi i diplomacisë turke realizoi një takim me ministrin për Grupet Etnike të Administratës Rajonale Kurde (KRG), Aydin Maruf, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Frontit Turkmen të Irakut.

“Me z. Maruf diskutuam zhvillimet e fundit në Irak, marrëdhëniet tona me KRG-në dhe gjendjen aktuale të turkmenëve. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë vëllezërve tanë turkmenë”, shkroi ministri Çavusoglu në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”.



Lajme të ngjashme