Koronavirusi në Turqi (3 gusht) – 19 të vdekur dhe 1.003 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi vazhdon të jetë nën pragun psikologjik të 1.000 personave.

1466388
Koronavirusi në Turqi (3 gusht) – 19 të vdekur dhe 1.003 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 19 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.747.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 232.856, pasi 987 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 217.497 pacientësh, nga të cilët 1.003 nga e dielë në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 41.301 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4.927.217”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme