Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë me stërvitjet ushtarake ashtu siç është planifikuar

Vazhdojnë stërvitjet ushtarake gjithëpërfshirëse ajrore dhe tokësore të filluara nga Turqia dhe Azerbajxhani.

1465874
Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë me stërvitjet ushtarake ashtu siç është planifikuar

Vazhdojnë stërvitjet ushtarake gjithëpërfshirëse ajrore dhe tokësore të filluara nga Turqia dhe Azerbajxhani.

Si pjesë e stërvitjes, e cila u krye në Republikën Autonome të Nahçivanit të Azerbajxhanit, dje sipas skenarit u dha urdhri për gatishmëri.

Njësitë ushtarake, të cilat arritën në fushën e stërvitjes pas urdhrit për gatishmëri, zhvilluan punime për veprime të koordinuara të njësive ushtarake dhe përgatitjes së tyre për luftë.

Në stërvitjen, e cila përfshinte një numër të madh tankesh dhe autoblindave, avionët luftarakë dhe helikopterët gjithashtu bënë fluturime.

Në stërvitjen në fjalë marrin pjesë forcat ajrore dhe tokësore të dyja vendeve.

Stërvitja e forcave ajrore do të zhvillohet në rajonet Baku, Nahçivan, Gence, Kurdemir dhe Yevlah dhe do të zgjasë deri më 10 gusht.

Ndërkaq ajo e forcave tokësore që zhvillohen në Baku dhe Nahçivan do të zgjasë deri më 5 gusht.

 


Lajme të ngjashme