Ministri Akar dhe komandantët e forcave inspektojnë njësitë kufitare

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe komandantët e Forcave të Armatosura të Turqisë zhvilluan inspektime të njësive në kufirin me Greqinë dhe Bullgarinë.

1464957

Ministri Akar së bashku me komandantët kaluan në Edrene, ku inspektuan njësitë kufitare.

Ministri dhe komandantët pas vizitës u uruan ushtarëve festën e Bajramit të Kurbanit.

Ndërkaq ministri dhe komandantët namazin e Bajramit të Kurbanit e falën në Xhaminë Selimije të Edrenesë.

Në përgjigje në interes të gazetarëve në lidhje me vizitën ministri Akar tha: “Punimet tona me fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë po vazhdojnë në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Prandaj, ne mbështesim aktivitetet tona këtu në kuadrin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ne bëjmë gjithçka që duhet të bëhet për këtë. Kështu që negociatat tona do të vazhdojnë”.

Duke bërë të ditur se i kryejnë të gjitha punët me seriozitet dhe ndjeshmëri të madhe, Akar tha: “Presim me padurim që të takohemi me fqinjët tanë grekë në Ankara në ditët e ardhshme. Jemi duke bërë përpjekje të zgjidhim problemet me këtë dhe takime të ngjashme. Puna jonë vazhdon në këtë drejtim”.

Lajme të ngjashme