Forcat Ajrore të Turqisë dhe Azerbajxhanit filluan me stërvitje të përbashkët ushtarake

Në stërvitjen ushtarake, që filloi me forcat ajrore, marrin pjesë avionët luftarakë dhe helikopterë të dy vendeve.

1464519
Forcat Ajrore të Turqisë dhe Azerbajxhanit filluan me stërvitje të përbashkët ushtarake

Forcat Ajrore dhe TokësoreTurqisë dhe Azerbajxhanit filluan me stërvitje ushtarake gjithëpërfshirëse në Azerbajxhan.

Në stërvitjen, që filloi me forcat ajrore, marrin pjesë avionët luftarakë dhe helikopterë të dy vendeve.

Stërvitja që do të zhvillohet në Nahçivan, Gence, Kurdemir dhe Yevlah, do të zgjasë deri më 10 gusht.

Ndërkaq stërvitja e forcave tokësore do të zhvillohet mes datave 1-5 gusht dhe do të mbahet në Baku dhe Nahçivan.

Gjatë stërvitjeve do të ekzekutohen urdhrat e ndryshme, ndërsa me autoblinda, topa dhe mortaja do të bëhen qitje ndaj objektivave përfaqësuese armike.

Ndërkaq Zëvendëspresidenti Fuat Oktay postoi një mesazh në llogarinë e tij në median sociale në lidhje me stërvitjen e përbashkët.

Oktay në mesazhin e tij tha se “Turqia do të vazhdojë të veprojë së bashku me Azerbajxhanin vëlla në çdo kohë dhe çdo kusht”, ndërsa shtoi se “Ne jemi pranë vëllezërve tanë me të gjitha mundësitë”.

 


Lajme të ngjashme