Në sulmin terrorist me raketa bien dëshmorë dy ushtarë turq

Si pasojë e sulmit terrorist me raketa ndaj bazës ushtarake u plagosën dy ushtarë, të cilët iu nënshtruan plagëve të marra.

1458719
Në sulmin terrorist me raketa bien dëshmorë dy ushtarë turq

Në sulmin terrorit të kryer në Hakjari (Hakkari) kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë turq.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një njoftim bëri të ditur se si pasojë e sulmit terrorist me raketa ndaj bazës ushtarake u plagosën dy ushtarë, të cilët krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore nuk u arritën të shpëtohen dhe ranë dëshmorë.

Në njoftimin e Ministrisë ndër të tjera thuhet se objektivat e përcaktuara në rajon janë goditur me helikopterë ATAK, dronë të armatosur dhe mjetet të mbështetjes me zjarr.

Ndërkaq gjatë operacioneve të kryera në këtë zonë janë sekuestruar armë, municione dhe mjete shpërthyese të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura e Hakjarit, në kuadër të Operacionit “Rrufeja-2 Cilo” që po kryhet nga Komanda e Xhandarmerisë së Rrethit në zonën rurale të fshatit Kolbasi të Yuksekovas janë zbuluar dy strehimore të përdorura nga terroristët e PKK-së.

Gjatë bastisjes janë kapur dhe sekuestruar armët, municioni, materiale të përdorura për mjete shpërthyese të improvizuara dhe materiale tjera të jetesës.

 


Lajme të ngjashme