Në 2 vitet e fundit Turqia ka bërë mbi 234.000 operacione kundër PKK-së

"Ne kemi kryer më shumë se 234.000 operacione kundër organizatës terroriste PKK në këto 2 vjet,- tha Presidenti Erdoan gjatë fjalës në takimin vlerësues të punës së kabinetit presidencial.

1459250
Në 2 vitet e fundit Turqia ka bërë mbi 234.000 operacione kundër PKK-së

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia ka kryer më shumë se 234.000 operacione kundër organizatës terroriste separatiste PKK në dy vitet e fundit.

Gjatë "Takimit Bienal të Vlerësimit të Kabinetit të Qeverisë Presidenciale”, mbajtur të martën në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës “Millet” në Beştepe (Presidencë) udhëheqësi turk theksoi se lufta kundër terrorizmit vazhdon në mënyrë efektive në të gjitha fushat.

"Në dy vitet e fundit, ne kemi kryer kundër organizatës terroriste PKK më shumë se 234.000 operacione, përfshirë 224.000 në zona rurale dhe më shumë se 10.000 në qytete. Në operacionet kundër terrorizmit ne kemi neutralizuar gjithsej 2.354 terroristë, duke e ulur kështu praninë terroriste në vend në 400. Ne kemi realizuar edhe 17.000 operacione me synimin për të luftuar kundër organizatës terroriste FETO, autori i një prej tradhtive më të mëdha që është bërë kundër vendit dhe kombit tonë. Ne kemi shkatërruar në masë të konsiderueshme të gjitha strukturat e FETO-s duke filluar nga burokracia e deri në botën e biznesit, dhe ne vazhdojmë të spastrojmë edhe pjesën e mbetur sapo i zbulojmë", tha ai.

"Asnjëherë nuk kemi lënë dhe nuk do t'i lëmë të shtypurit vetëm si në vendin tonë, ashtu dhe jashtë vendit tonë, qoftë në veri të Irakut, qoftë në veri të Sirisë, në operacionin «Burimi i Paqes» dhe Idlib, qoftë në Libi dhe në sulmet që Armenia po kryen kundër vëllezërve tanë azerbajxhanas”, theksoi presidenti turk.

Erdoani u shpreh se Turqia ka dërguar ndihmë për disa vende në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

"Deri më tani, ne i jemi përgjigjur kërkesës që na ka ardhur për ndihmë me materiale mjekësore nga 136 vende dhe 4 organizata ndërkombëtare," shpjegoi ai.

Më tej Erdogan vlerësoi zhvillimet në Libi.

"Ne i prapësuam puçistët që kërcënuan Tripolin. Po i ndjekim disa zhvillime që po ndodhin kohët e fundit. Askush të mos shpresojë, nuk do ta lëmë”,-tha ai.

"Turqia përdor të drejtën e sovranitetit të saj kombëtar në operacionet që ajo kryen për sigurinë e kufijve, në të gjitha hapat që ndërmerr në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe në vendimet që merr për çështjet brenda vendit," theksoi Presidenti Erdoan.

"Ne jemi një nga shtete e pakta që nuk ka në të kaluarën e tij njollë kolonializmi dhe masakre. Me këtë krenari, ne do të vazhdojmë të veprojmë si një vend që nuk ka synon të drejtat e askujt, por që i mbron dhe i merr deri më një të drejtat e veta",- shtoi ai.

Erdoan gjithashtu iu referua edhe çështjes së Sirisë.

"Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë vend derisa populli sirian, i cili është fqinji dhe vëllai ynë mijëvjecar, ta ndjejë veten të lirë, në mirëqenie dhe të sigurt. Këto ditë, ata po zhvillojnë zgjedhje në Siri. Zgjedhje u thënçin! A mund të ketë zgjedhje të tilla? Ku janë vendet që thonë "demokraci, demokraci"?

Presidenti Erdoan e vazhdoi fjalimin e tij kështu: "As ata që thonë se kanë demokraci të përparuar dhe as OKB-ja nuk ngrihen e të pyesin 'Ore çfarë bëni?’ Qytetari nuk ka se çfarë të bëjë, është i detyruar të votojë. Pastaj ata shpallin rezultatet. Çfarë rrëmuje! Ne duhet ta ngremë zërin kundër tyre në emër të të pafajshmëve dhe të shtypurve".

Erdogan vuri në dukje se vazhdojnë hapat në sferën e mbrojtjes.

"Anija jonë sulmuese shumëqëllimëshe amfibe «Anadolu» zbriti në ujë. Shpresojmë dhe do të bëjmë përpjekje për të pasur edhe dy anije të tjera si kjo”,- njoftoi ai.

Presidenti gjithashtu saktësoi që sateliti «Türksat-5A» do të merret në dorëzim tremujorin e tretë të këtij viti dhe do të lëshohet në hapësirë në tremujorin e katërt.

"Ne planifikojmë të hedhim në hapësirë në vitin 2022 satelitin tonë kombëtar, prodhim vendor, të komunikimit «Türksat-6A». Sateliti «Türksat 5B», aktivitetet e integrimit të komunikimit dhe modulit të shërbimit të të cilit kanë përfunduar, do të dërgohet në orbitë në tremujorin e dytë të viti 2021",- shtoi Erdoan.

Për situatën e fundit në Mesdheun Lindor, Presidenti Erdogan bëri këtë vlerësim: "Ne nuk jemi të varur nga leja e askujt as për anijet tona të kërkimit sizmik, e as për anijet tona të shpimit. Deri më tani i kemi ndërmarrë hapat tanë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare detare dhe të drejtat tona në Mesdheun Lindor, dhe në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë t’i ndërmarrim edhe në të ardhmen”.

 


Lajme të ngjashme