Erdogan: Me sistemin Presidencial Turqia reagon më shpejtë ndaj krizave rajonale dhe globale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia për të gjitha hapat e hedhura për sigurinë e kufijve të saj ka përdorur të drejtat e sovranitetit kombëtar.

1459122
Erdogan: Me sistemin Presidencial Turqia reagon më shpejtë ndaj krizave rajonale dhe globale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia për të gjitha hapat e hedhura për sigurinë e kufijve të saj ka përdorur të drejtat e sovranitetit kombëtar.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në "Takimin Bienal të Kabinetit Presidencial të Qeverisë", të organizuar në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë.

Kreu i shtetit turk bëri të ditur se me sistemin Presidencial të Qeverisë Turqia mund të reagojë në mënyrë më efektive ndaj krizave rajonale dhe globale dhe kanë mundësinë për të siguruar reflekset më gjithëpërfshirëse.

Duke tërhequr vëmendjen që Turqia do të jetë një vend që çdoherë mbron të drejtat, Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë të veprojmë si një vend që nuk ka sytë në të drejtat e askujt, por që merr të drejtën e vet. Ndërsa ndryshonim sistemin tonë të administrimit ishte e pashmangshme që të mos jetohet dhimbja e ndryshimit në shumë fusha nga politika në rregullime sociale”.

“Si President gjatë dy viteve të fundit ne i ofruam një shërbim të pandërprerë kombit tonë me 64 dekrete dhe 2.755 vendime që morëm. Kemi përfunduar 93 për qind të 2.384 veprimeve kryesore që kemi planifikuar në programet e veprimit 180-ditor, duke përfshirë edhe periudhën e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19). Zemra dhe politika jonë janë të hapura për të gjitha llojet e ndryshimeve kur gjejmë më të mirën, më efektiven dhe më të bukurën”, bëri të ditur ndër të tjera Presidenti Erdogan.

 


Lajme të ngjashme