“Turqia është plotësisht e vendosur të mbrojë demokracinë dhe lirinë e saj”

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se në 4-vjetorin e tentativës për grushtshteti të 15 Korrik Turqia është plotësisht e vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë e saj nga të gjitha llojet e kërcënimeve dhe rreziqeve.

1455534
“Turqia është plotësisht e vendosur të mbrojë demokracinë dhe lirinë e saj”

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri një deklaratë me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

"Lufta kundër organizatës terroriste FETO vazhdon me vendosmëri dhe përpikëri mbi bazën e gjykimit të drejtë të pjesëtarëve të organizatës duke deshifruar strukturën e saj organizative brenda shtetit dhe duke respektuar parimet si: sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore. Pjesëtarët e kësaj strukture japin llogari para gjykatave të pavarura",- shkruan Kalin.

Organizata tradhtare FETO, e cila kishte marrë përsipër rolin e nënkontraktorit të fuqive imperialiste duke vepruar nën petkun e fesë dhe arsimit, nuk i arriti dot qëllimet e saj. Populli turk doli edhe më i fortë nga përpjekja me këtë strukturë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në unitet dhe solidaritet që Turqia të mos përballet më me një mynxyrë të tillë, vijon Kalin. 

Gjatë tentativës së grushtit të shtetit, filluar nga një grup i ndërlidhur me FETO-n dhe i infiltruar brenda Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), u përballën me një përpjekje totale agresioni dhe pushtimi shumë institucione dhe toka të atdheut, si Kompleksi Presidencial dhe Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM),- rikujton zëdhënësi Kalin dhe thotë se në të njëjtën natë puçistët tradhtarë ndërmorën një atentat që kishte në shënjestër Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe familjen e tij.

"Me thirrjen e Presidentit tonë, populli doli në rrugë për të parandaluar përpjekjen për grusht shteti, duke treguar një shembull rezistence dhe heroizmi të pashembullt, pavarësisht faktit se atë natë ndaj popullit u hap zjarr me avionë «F-16», tanke dhe armë të rënda. Qytetarët ia dolën ta sprapsin këtë tentativë gjakatare duke mos kursyer as jetën e tyre. Atë natë, 251 qytetarë të pafajshëm u martirizuan me plumbat e pabesë të puçistëve, 2.194 të tjerë u plagosën. Ne nuk do t'i harrojmë kurrë këto dhe nuk do të lejojmë që ngjarjet e asaj nate të harrohen”,- nënvizon Kalin. 

Duke theksuar se vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund veprimtarisë që FETO zhvillon jashtë shtetit kundër Turqisë, zëdhënësi Kalin thotë: 

"Pas tentativës për grushtshteti të 15 Korrikut anëtarët e FETO-s u arratisën në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Evropë. Lejimi i këtyre të bëjnë një jetë të lirë pa vuajtur dënimin për krimet e rënda që kanë bërë në fakt dëmton marrëdhëniet tona dypalëshe. E ndërsa Turqia mban një qëndrim të bazuar në sigurinë kombëtare të vendeve që kërcohen nga terrorizmi, disa vende, në veçanti ato perëndimore, nuk kanë dhënë një provë të mirë në këtë drejtim. Mosekstradimi ende i kreut të FETO-s dhe lejimi i tij të qëndrojë në ShBA hedh dritëhije mbi frymën e aleancës ndërmjet Turqisë dhe ShBA-së. Disa vende perëndimore e anashkalojnë kërcënimin e FETO-s tradhtare ndaj demokracisë tonë dhe heshtja e tyre me motive politike ndaj realitetit të 15 Korrikut tregon se ata bien ndesh me vlerat e tyre”.

"Turqia do ta vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër FETO, PKK, DAESH dhe organizatave të tjera terroriste; ajo do ta mbrojë demokracinë, lirinë dhe pavarësinë e saj kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve”,- thekson Kalin.

"Evokoj me respekt, mirënjohje dhe mëshirë të gjithë dëshmorët e 15 Korrikut, që jetën e tyre e sakrifikuan me heroizëm për atdheun. Uroj që fryma e 15 Korrikut, që është një simbol i unitetit dhe solidaritetit tonë kombëtar, të jetë i përjetshëm ndër breza”,- përfundon Kalin.

 


Lajme të ngjashme