Turqia refuzon fjalën "dënim" të BE-së mbi Shën-Sofinë

Turqia me vendosmëri ka kundërshtuar fjalën "dënim" të Bashkimit Evropian (BE) mbi vendimin për kthimin e Shën-Sofisë përsëri në xhami, raporton Anadolu Agency (AA).

1454980

Duke iu referuar trashëgimisë të shekullit të tetë të vendit anëtar të BE-së, Spanjës, Çavuşoğlu theksoi se "në Spanjë ka disa xhami që u shndërruan në kisha", duke kritikuar standardet e dyfishta të bllokut.

Të premten, një gjykatë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e kishte shndërruar Shën-Sofinë në një muze, veprim i cili i hapi rrugë përdorimit e saj përsëri si xhami pas një periudhe 85-vjeçare. Para vitit 1934, ajo kishte qenë një xhami për pothuajse 500 vite.

Në një takim të ditës së djeshme, kryediplomatët e vendeve të BE-së dënuan këtë veprim.

Turqia po ashtu ka kritikuar përpjekjet e jashtme për të gjykuar vendimin e saj, duke theksuar se ato janë përpjekje për të shkelur sovranitetin e saj mbi një çështje të brendshme turke. (AA)

Lajme të ngjashme