Turqi: Tensioni në Mesdheun Lindor mund të marrë fund vetëm me qasje konstruktive të palëve

Turqia reagoi ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimi Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

1454569
Turqi: Tensioni në Mesdheun Lindor mund të marrë fund vetëm me qasje konstruktive të palëve

Turqia reagoi ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimi Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy u përgjigj me shkrim në një pyetje në lidhje deklaratën e Borellit të bërë pas mbledhjes së Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme.

Duke vënë në dukje se të gjitha palët dinë qëndrimin e Turqinë për çështjet në Mesdheun Lindor, zëdhënësi Aksoy tha: “Hapat e parë që duhen ndërmarrë për zgjidhjen e këtyre çështjeve është vendosja e një mekanizmi bashkëpunimi për ndarjen e drejtë të burimeve hidrokarbure midis dy popujve në ishull, rihapja e kanaleve të dialogut me Turqinë dhe në vend të krijimit të aleancave kundër saj të krijohet një atmosferë të dialogut dhe bashkëpunimit pa parakushte. Tensionimi në Mesdheun Lindor mund të marrë fund vetëm me një qasje të tillë nga të gjitha palët”.

Aksoy theksoi se Turqia prej fillimit të krizës në Libi ka theksuar se “zgjidhja ushtarake” nuk mund të jetë zgjidhje e krizës në këtë vend, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Vendi ynë ka mbështetur dhe kontribuar vazhdimisht në përpjekjet ndërkombëtare nga Suheyrat deri në Berlin, të bëra nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, për të ringjallur procesin politik të udhëhequr nga libianët. Nëse BE dëshiron të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të krizës libiane, ajo duhet t'i përmbahet legjitimitetit ndërkombëtar në përputhje me vendimet përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke braktisur qëndrimin standard të dyfishtë që ka paraqitur me Operacionin Irini”.

Ndërkaq në lidhje me deklaratat e Borellit për Shën-Sofinë, zëdhënësi Aksoy tha: “Edhe njëherë theksojmë se Shën-Sofia është pronë nën sovranitetin e Turqisë, e cila është e autorizuar të bëjë çdo lloj ndryshime përfshirë edhe ato në statusin e saj. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtat sovrane të Turqisë”.

Aksoy theksoi se me statusin e ri Shën-Sofia do të jetë i hapur për vizitorët e të gjitha feve dhe besimeve në botë dhe se puna që do të kryhet brenda Shën-Sofisë nuk do të paragjykojë kriteret e kërkuara në Listën e Trashëgimisë Botërore.

“Duke e ruajtur cilësinë e saj të trashëgimisë së përbashkët kulturore të njerëzimit Shën-Sofia me statusin e saj të ri do të vazhdojë t’i përqafojë të gjithë”, bëri të ditur Aksoy, ndërsa tha se përshëndesin theksin e Borellit për dialog dhe angazhim në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.   

 


Lajme të ngjashme