Erdogan: Epidemia e COVID-19 një nga krizat më të mëdha shëndetësore në historinë e njerëzimit

Në reportazhin e dhënë për revistën “Kriter”, Presidenti Erdogan bëri të ditur se shumë vende janë ekspozuar ndaj kësaj epidemie të papërgatitur për sa i përket infrastrukturës shëndetësore.

1454085
Erdogan: Epidemia e COVID-19 një nga krizat më të mëdha shëndetësore në historinë e njerëzimit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha që epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) është një nga krizat më të mëdha shëndetësore me të cilën përballet njerëzimi në shekullin e fundit në historinë e tij.

Në reportazhin e dhënë për revistën “Kriter”, Presidenti Erdogan bëri të ditur se shumë vende janë ekspozuar ndaj kësaj epidemie të papërgatitur për sa i përket infrastrukturës shëndetësore, ndërsa theksoi se që disa vende të zhvilluara kanë vështirësi në sigurimin e furnizimeve themelore siç janë rrobat, maskat dhe pajisjet mbrojtëse për qytetarët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se Turqia me 40 mijë shtretër të kujdesit intensiv, me kapacitet 246 mijë shtretër në spitale, 1 mijë e 213 aparate për tomografi kompjuterike, 4 mijë institucione furnizuese, 1 milion e 100 mijë punonjës shëndetësor është ballafaquar me lehtësi me epideminë.

Duke vënë në dukje se njerëzit kanë vdekur për shkak të pakujdesit, mungesë të maskave për punonjësit e shëndetësisë, për shkak të situatave të pasqyruara në pamjet e xhiruara nga azilet e pleqve, Erdogan tha se asnjëra nga këto nuk u jetua në Turqi dhe se krahas kësaj ata dërguan ndihma mjekësore në 140 vende të botës pa bërë dallim në fe, gjuhë, racë dhe rajon.

Ai bëri të ditur se aparatet për frymëmarrje artificiale të prodhuar nga kompanitë turke përdoren gjithashtu në shumë vende nga Brazili deri në Somali, Erdogan tha se 17 projekte të zhvillimit të ilaçeve, 8 prej të cilave janë vaksina, po vazhdojnë.

Presidenti bëri të ditur se në këtë kohë, kur është kuptuar më mirë vlera e shëndetit, Turqia do të bëhet njëra prej qendrave tërheqëse dhe theksoi se beson që ajo do të flasë për veten e saj edhe në fushën e turizmit shëndetësor.

 


Lajme të ngjashme