Dallimi në proporcionin e vendeve të adhurimit në Turqi dhe botë pasqyrohet edhe në shifra

Jomyslimanët, të cilët përbëjnë afërsisht 0,4 për qind të popullatës së përgjithshme të Turqisë, kanë 435 objekte fetare, në mesin e tyre edhe kisha dhe sinagoga qindravjeçare.

1453495
Dallimi në proporcionin e vendeve të adhurimit në Turqi dhe botë pasqyrohet edhe në shifra

Në Turqi jetojnë rreth 180 mijë e 854 të krishterë dhe afërsisht 20 mijë hebrenj. Jomyslimanët, të cilët përbëjnë afërsisht 0,4 për qind të popullatës së përgjithshme të Turqisë, kanë 435 objekte fetare, në mesin e tyre edhe kisha dhe sinagoga qindravjeçare. Kjo tregon se për çdo të krishterë dhe hebre në Turqi ka nga një vend adhurimi për çdo 461 njerëz.

Ndërsa kur bëhet fjalë për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo ndryshon.

Angli

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare Britanike të Statistikave të vitit 2018, në vend jetojnë 3 milion e 372 mijë 966 myslimanë. Kjo do të thotë se myslimanët përbëjnë 5,1 për qind të vendit me 65 milionë e 288 mijë banorë. Sipas raportit të vitit 2017 të “MuslimInBritain.org”, i cili kryen studime mbi xhamitë, në këtë vend ka 1.975 xhami.

Sidoqoftë, vetëm 10 prej tyre mund të presin më shumë se 4 mijë myslimanë. Sipas regjistrave numri i xhamive, kapaciteti i të cilave është rreth 1 deri në 4 mijë, është 181. Shumica e pjesës tjetër përbëhet nga xhamitë me një kapacitet prej 50 deri në 500 njerëz.

Gjermani

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane, në këtë vend  jetojnë 5 milionë myslimanë. Në Gjermani, ku myslimanët përbëjnë 5,7 për qind të 83,2 milionë popullsisë, ka 2.350 xhami, ku më shumë se 1.500 i takojnë turqve. Vendi ka nga një xhami për 2.200 myslimanë.

Francë

Në Francë me 66,9 milionë banorë jetojnë rreth 6 milionë myslimanë. Vlerësohet se numri i përgjithshëm i xhamive në vend, ku myslimanët përbëjnë 8,9 për qind të popullsisë, është afërsisht 2.500. Prandaj, numri i myslimanëve për xhami vlerësohet të jetë afërsisht 2.400.

Holandë

Sipas të dhënave të vitit 2018 të Byrosë së Statistikave Holandeze, në vend jetojnë 864 mijë e 108 myslimanë. Dihet se në këtë vend me 17 milionë e 282 mijë banorë, jetojnë rreth 864 mijë e 108 myslimanë, të cilët përbëjnë mbi 5 për qind të numrit të banorëve të përgjithshëm. Në Holandë ka afërsisht 500 xhami dhe kjo nënkupton nga një xhami për çdo 1.728 myslimanë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)

Sipas hulumtimit më të fundit të “Pew Research Center” të kryer në vitin 2018, në ShBA jetojnë rreth 3,45 milionë myslimanë. Myslimanët përbëjnë 1,1 për qind të popullsisë së përgjithshme në ShBA me afro 330 milionë banorë.

Sipas raporteve nga organizatat më të mëdha myslimane në vend, të tilla si Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame, Shoqëria Islame e Amerikës së Veriut dhe Shoqëria Islame Amerikane, në ShBA ka afërsisht 2.220 xhami. Prandaj, konsiderohet se në vend ka një xhami për çdo 1.600 myslimanë.

Pjesa dërrmuese e këtyre xhamive janë të vendosura rreth metropoleve në shtete të tilla si Nju-Jork dhe Kaliforni. Dihet se myslimanët që jetojnë në zonat rurale kanë qasje të kufizuar në xhami.

Rusi

Vlerësohet se përafërsisht 23 milionë myslimanë jetojnë në Federatën Ruse me rreth 146 milionë banorë dhe kjo korrespondon me 15 për qind të popullsisë ruse.

Sipas Ravil Gaynutdin, Kryetari i Këshillit të Myftinjve të Rusisë, ka rreth 8 mijë xhami në vend. Prandaj për 2.875 myslimanë në Rusi i bie nga një xhami.

 


Lajme të ngjashme