Vendimi për Shën-Sofinë bëri jehonë të madhe në median botërore

Vendimi i Gjykatës së Larte Administrative (Këshilli i Shtetit) për anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze, bëri jehonë të madhe në median botërore.

1453105
Vendimi për Shën-Sofinë bëri jehonë të madhe në median botërore

Vendimi i Gjykatës së Larte Administrative (Këshilli i Shtetit) për anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 për kthimin e Shën-Sofisë nga xhami në muze, që hapi rrugën e rikthimit të saj në xhami bëri jehonë të madhe në median botërore.

Organi mediatik publik anglez, “BBC” e përcolli lajmin duke përdorur titullin: “Gjykata turke hapi rrugën që muzeu i Shën-Sofisë, i ndërtuar në shekullin e 6-të në Stamboll të kthehet në xhami”.

Kanali televiziv "Francë 24" shkroi se u hap rruga që Shën-Sofia, të cilën e cilësoi si “mrekullia e mrekullive” të kthehet në xhami.

Kurse “Al Jazeera News” me qendër në Katar e përcolli lajmin duke përdorur titullin “Hapet rruga për rikthimin e Shën-Sofisë në xhami”.

Kanali amerikan “NBC News” u shpreh se ikona me famë botërore e Stambollit, Shën-Sofia po kthehet në xhami.

Kurse gazeta “New York Times” në lidhje me vendimin për të kthyer në xhami Shën-Sofinë, të cilën e cilësoi si një perlë të arkitekturës, citoi deklaratat e mëparshme të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Kanali televiziv grek “Skai” u shpreh se pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, Gjykata e Larte Administrative e Turqisë hapi rrugën që Shën-Sofia të kthehet në xhami.

Kurse në organ tjetër mediatik grek “Naftemporiki” shkroi se pas vendimit Presidenti Erdogan mbajti një fjalim drejtuar kombit.

 


Lajme të ngjashme