Tentativa e grushtshtetit do të shpjegohet me aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit

Në 4-vjetorin e tentativës tradhtare të grushtshtetit të 15 korrikut brenda dhe jashtë vendit do të organizohen afërsisht 3 mijë programe dhe aktivitete për të shpjeguar luftën epike të popullit kundër grushtshtetit dhe tradhtinë e organizatës terroriste

1452198
Tentativa e grushtshtetit do të shpjegohet me aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit

Në 4-vjetorin e tentativës tradhtare të grushtshtetit të 15 korrikut brenda dhe jashtë vendit do të organizohen afërsisht 3 mijë programe dhe aktivitete për të shpjeguar luftën epike të popullit kundër grushtshtetit dhe tradhtinë e organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në 4-vjetorin epopesë së 15 korrikut do të realizohet një program në mënyrë që të mos harrohet fitorja  e popullit, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ministritë, institucionet publike, universitetet dhe organizatat joqeveritare, nën drejtimin e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, duke filluar nga Turqia, në shumë vende të botës do të organizohen programe përkujtimore dhe aktivitete për të shpjeguar luftën epike të popullit turk kundër grushtshtetit dhe tradhtinë e organizatës terroriste gyleniste (FETO).



Lajme të ngjashme