Ambasadori britanik në Turqi i kënaqur nga masat e marra kundër COVID-19 në turizëm

Ambasadori i Anglisë në Ankara, Dominick Chilcott, tha se Turqia do të vazhdojë të jetë vendi më i preferuar për pushime për turistët britanikë.

1451331
Ambasadori britanik në Turqi i kënaqur nga masat e marra kundër COVID-19 në turizëm

Ambasadori i Anglisë në Ankara, Dominick Chilcott, tha se Turqia do të vazhdojë të jetë vendi më i preferuar për pushime për turistët britanikë.

Ambasadori Chilcott, i cili mori pjesë në aktivitetin promovues “Zbulo Sërish” të organizuar në Antalie, ku u shpjegua lufta e Turqisë kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit si dhe shërbimet turistike që ofrohen gjatë procesit të normalizimit, i bëri një vlerësim përshtypjeve dhe masave të marra për “turizëm të sigurt” në Turqi.

Ai shprehu kënaqësinë nga mundësia për të marrë pjesë në këtë aktivitet në Antalie së bashku me bashkëshorten e tij Lady Jane Chilcott, ndërsa shtoi se qëllimi kryesor i aktivitetit ishte informimi i ambasadorëve në lidhje me masat e marra kundër COVID-19 në aeroporte dhe vendet turistike.

“Vizita ka qenë jashtëzakonisht e dobishme. Ishte me të vërtetë e vlefshme për të parë personalisht masat e marra nga autoritetet turke për të bërë Turqinë vend i sigurt për udhëtime”, bëri të ditur ambasadori Chilcott.  

Ambasadori britanik tha se duke marrë parasysh suksesin që Turqia tregoi deri më sot në mbajtjen nën kontroll të virusit dhe se sa me përpikëri është zbatuar Programi i Certifikimit të Turizmit të Sigurt, ai do t’i rekomandojë qeverisë britanike heqjen e rekomandimeve për ndalimin e udhëtimeve në Turqi.

“Shpresoj që Turqia, pas vendimit të fundit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, do të vazhdojë të jetë destinacioni më i preferuar i pushimeve për turistët britanikë”, bëri të ditur ambasadori Chilcott.

Në mes të tjerash ambasadori britanik theksoi se gjatë dy viteve të fundit u shënua një rritje e dukshme në numrin e turistëve britanikë që preferojnë Turqinë për pushime, ndërsa tha se shpreson që kjo rritje do të vazhdojë edhe gjatë viteve të ardhshme.

 


Lajme të ngjashme