Serbi – Sanxhak – Novi Pazar – Mbërrijnë ndihmat e dërguara nga Turqia

Ndihmat mjekësore që Turqia dërgoi në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit  (COVID-19) arritën në Novi Pazar të rajonit Sanxhak të Serbisë.

1449120
Serbi – Sanxhak – Novi Pazar – Mbërrijnë ndihmat e dërguara nga Turqia

Ndihmat mjekësore që Turqia dërgoi në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit  (COVID-19) arritën në Novi Pazar të rajonit Sanxhak të Serbisë, i cili po përjeton ditë të vështira dhe ka kushtet e kufizuara.

Ndihmat, të cilat u transportuan nga kryeqyteti BeogradiNovi Pazar, u transferuan në spitalin e Novi Pazar-it me ndihmën e banorëve të qytetit.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) Jasmina Çuriq në një prononcim të bërë tha se pas përkeqësimit të situatës veçanërisht në Novi Pazar, qytetin më të madh të rjonit, i dërgoi një letër Presidentit Recep Tayyip Erdogan me kërkesë për ndihma, ndërsa falënderoi Turqinë dhe popullin turk për ndihmat e dërguara.

Çuriq vuri në dukje se janë shumë të kënaqur që kërkesa për ndihmë u plotësua, ndërsa shtoi: “Kjo është një ndihmë e madhe për ne. Shpresoj që këto materiale lehtësuese do të zvogëlojnë efektin e epidemisë dhe do të arrijnë tek të gjithë mjekët në rajon”.

Duke vënë në dukje që Turqia do të ndihmojë edhe me mjekë rajonin e Sanxhakut, Çuriq tha: “Ka shumë mjekë vullnetarë me origjinë nga Sanxhaku që duan të vijnë këtu dhe të kontribuojnë në luftën tonë kundër COVID-19. Shpresojmë që pas përfundimit të procedurave administrative midis dy vendeve, ata do të vijnë këtu dhe do të na ndihmojnë”.

Ndihma e përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë përbëhen prej 3 pajisjeve për të rrjedhë të lartë të oksigjenit, 5 monitorë për vëzhgimin e pacientëve, 30 njehsor i rrjedhës së oksigjenit, 5 pajisje EKG me 12 kanale, 20 pompa të infuzionit, 2 defibrilatorë, 10 sete të testimit, 2 pajisje PCR, 5 aparate për frymëmarrje artificiale, set për ndërhyrje kirurgjikale, rëntgen mobil, 10 aparate me rreze UV, 30 mijë maska N95, 2 mijë e 675 maska N149, 5 mijë rroba mbrojtëse, 230 mijë maska kirurgjikale, dezinfektues, mburoja të fytyrës, dorashka dhe syze mbrojtëse si dhe pajisje laboratorike.

 


Lajme të ngjashme