Bayraktar: “Akinci” i prodhuar me mundësi vendore i ka mahnitur të gjithë

Selçuk Bayraktar, president i Bordit të Trustit të Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë T3 dhe drejtor teknik i kompanisë “Baykar” tha se avioni kombëtar 5 tonësh e gjysëm, “Akinci” i prodhuar me mundësi vendore, ka mahnitur të gjithë.

1448857

Në programin e zhvilluar në Universitetin e Kapadokias me drejtimin e rektorit Prof. Dr. Hasan Ali Karasar dhe të transmetuar drejtpërsëdrejti në median sociale, Bayraktar dha informacione në lidhje me punimet që zhvillon kompania.  

Ai tha se projektet që kanë vënë në jetë janë vepër e ekipit teknik dhe pas prodhimit të IHA, droni i parë kombëtar pa pilot me sistem të drejtuar, kanë filluar të vihen në jetë edhe projekte dhe vepra të tjera.

“Nëse kemi besim të shëndoshë, nëse principi ynë është i drejtë dhe i përmbahemi vlerave dhe moralit, si dhe nëse përdorim mendjen tonë atëherë nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë me sukses. Falë zotit që rrugëtimin që e filluam me një prodhim 5,5 kilogram e kemi rritur me kohën. Sot kemi “Akinci” që është 5 tonë e gjysmë. Ky avion mahnit të gjithë dhe për të bëhen komente të mrekullueshme”, tha Selçuk Bayraktar.  

Fjalët Kyçe: #Baykar , #IHA , #Akinci , #Selçuk Bayraktar

Lajme të ngjashme