Çavusoglu: Kapaciteti ynë prodhues po rritet, ingranazhet filluan të rrotullohen

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të premten se eksportet dhe prodhimi në Turqi u rritën shënuan rritje me lehtësimin e masave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1448613
Çavusoglu: Kapaciteti ynë prodhues po rritet, ingranazhet filluan të rrotullohen

Siç bën të ditur Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Antalies (ATSO) përmes një komunikate me shkrim, Çavusoglu mori pjesë me videokonferencë në mbledhjen e rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të ATSO-së.

Ai tha gjatë fjalës së rastit se një periudhë e paprecedentë po jetohet në shkallë globale për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas tij, synimi është që Turqia të dalë me ndikimin më të vogël nga ky proces i vështirë.

“Unë dua të them me kënaqësi që eksportet tona kanë filluar të rriten me shpejtësi, kapaciteti ynë i prodhimit po rritet gjithashtu, ingranazhet kanë filluar të rrotullohet. Në normalen e re po kalohet gradualisht edhe jashtë shtetit. Ne po bëjmë përpjekje që kompanitë turke të fitojnë dhe këto përpjekje do t'i vazhdojmë që të rriten eksportet dhe investimet tona jashtë shtetit”, potencoi ministri Çavusoglu.



Lajme të ngjashme