Turqia kërkon korrigjimin e vendimit të BE-së, nuk hoqi kufizimet e udhëtimit

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë pret korrigjimin e vendimit të Bashkimit Evropian për kufizimin e udhëtimit.

1446969
Turqia kërkon korrigjimin e vendimit të BE-së, nuk hoqi kufizimet e udhëtimit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, në një përgjigje me shkrim lidhur me çështjen në fjalë, shprehu zhgënjim nga mospërfshirja e Turqisë në listën e shteteve, për të cilat BE-ja ka marrë vendim këshillues për të hequr kufizimet e udhëtimit të padetyrueshëm duke filluar nga 1 korriku, si dhe kërkoi që kjo situatë të korrigjohet.

Aksoy theksoi se masat, angazhimet dhe arritjet e Turqisë në kuadër të luftës kundër pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19) janë sheshit.

“Ky sukses, i cili tregohet si shembull nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në veçanti, duhej të ishte marrë parasysh dhe vendimi duhej të merrej në bazë të kritereve objektive”, vlerësoi ai.

Sipas tij, Turqia ka demonstruar një solidarësi shembullore me bashkësinë ndërkombëtare gjatë procesit të pandemisë.

“Në kontekstin e pandemisë, ne do të vazhdojmë në mënyrë të plotë dhe transparente ndarjen e informacioneve dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane. Ne presim që ky gabim në kufizimet e udhëtimit për qytetarët tanë të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, potencoi zëdhënësi i MPJ turke.

Këshilli i BE-së hoqi kufizimin e udhëtimit për ata që udhëtojnë nga vendet e treta për në zonën Shengen për 14 vende duke filluar nga sot.

Ndërsa për Kinën, në bazë të parimit të reciprocitetit, kufizimet nuk do të zbatohen nëse ajo lejon udhëtimin për qytetarët e shteteve anëtare të BE-së.

Kufizimet e udhëtimit në vendet e BE-së vazhdojnë për vende të tilla si Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Brazili dhe India.



Lajme të ngjashme