Turqia do t’i dërgojë Irakut ndihma mjekësore

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin iu përgjigj një postimi në mediat sociale të Kryetarit të Frontit Turkmen të Irakut (ITC) Ersat Salih.

1444780
Turqia do t’i dërgojë Irakut ndihma mjekësore

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin iu përgjigj një postimi në mediat sociale të Kryetarit të Frontit Turkmen të Irakut (ITC) Ersat Salih.

“Me udhëzimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan po përgatiten ndihmat mjekësore, të cilat do të nisen së shpejti. Turqia është gjithmonë pranë vëllezërve turkmenë dhe irakianë”, bëri të ditur Kalin.

Në postimin e tij në median sociale Ersat Salih në emër të popullit turkmen falënderoi Turqinë, e cila bashkëkombësit e saj në Irak i shikon si qytetarë të saj, ndërsa shtoi se në sajë të ndihmave mjekësore nga Turqia në Irak do të ketë ulje e konsiderueshme të infektimeve me llojin e ri të koronavirusit.

 


Lajme të ngjashme