Szijjarto: Hungaria i është mirënjohëse Turqisë për mbështetjen në kohë të vështira

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se do të ndërmarrin nisma për të siguruar marrëveshje me Turqinë në çështjet e tregtisë së Komisionit të Bashkimit Evropian.

1439657

Pas bisedës telefonike me ministren e Tregtisë, Ruhsar Pekcan ai bëri një deklaratë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Ai tha se janë mirënjohës Turqisë, e cila siguroi materialet e nevojshme në periudhën e vështirë të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

Ministri hungarez bëri të ditur se përforcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian është me përfitim kombëtar edhe për Hungarinë, edhe për Turqinë.

“Do të ndërmarr nisma për të siguruar marrëveshje me Turqinë në çështjet e tregtisë së Komisionit të Bashkimit Evropian si dhe për mosvendosjen e taksave të reja doganore”, tha Peter Szijjarto.

Lajme të ngjashme