Shkon në 106 numri i azilkërkuesve të shpëtuar nga Turqia në Egje

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke kanë shpëtuar në Izmir dhe Çanakala 106 azilkërkues, që ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare Greke.

1439398
Shkon në 106 numri i azilkërkuesve të shpëtuar nga Turqia në Egje

Afër brigjeve të qytezës Dikili të Izmirit janë shpëtuar 56 azilkërkues, që ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare Greke.

Pas marrjes së informatës se afër brigjeve të qytezës Dikili kishte azilkërkues të shtyrë nga njësi të Rojës Bregdetare Greke, Komanda e Rojës Bregdetare Turke dërgoi ekipet e saj në vendngjarje.

Ekipet turke nxorën në stere 56 azilkërkuesit që i gjetën në një gomone të bllokuar në mes të detit.

Shtetas të huaj u nisën me 2 gomone nga brigjet turke në qytezën Ajvallëk (Ayvalık) të Çanakalasë në përpjekje për të kaluar në ishullin Midilli (Lesbos) të Greqisë.

Më vonë u përcaktua vendndodhja e 50 azilkërkuesve me shtetësi të ndryshme, që siç raportohet ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare Greke.

Afër gadishullit Kadirga shtetasit e huaj u hipën në motoskafët e Komandës së Rojës Bregdetare dhe u sollën në Postën e Rojës Bregdetare në qytezën Kyçykuju (Küçükkuyu) të nënprefekturës Ajvaxhëk (Ayvacık).



Lajme të ngjashme