Turqia diskuton hapat kundër pretendimeve të pabaza mbi ngjarjet e 1915-s

Këshilli i Lartë Këshillimor Presidencial diskutoi të martën mbrëma hapat që do të ndërmerren kundër pretendimeve të pabaza antiturke (për të ashtuquajturin gjenocid) lidhur me ngjarjet e vitit 1915.

1437605
Turqia diskuton hapat kundër pretendimeve të pabaza mbi ngjarjet e 1915-s

Një deklaratë për mbledhjen e Këshillit të Lartë Këshillimor Presidencial, mbajtur nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, erdhi nga drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun.

Ai tha se në mbledhje u morën në shqyrtim hapat që do të ndërmerren kundër pretendimeve të pabaza antiturke lidhur me ngjarjet e 1915-s dhe se Presidenti Erdogan theksoi që farat e armiqësisë, të cilat po tentohen të mbillen mbi ngjarje historike të shtrembëruara, nuk do të gjejnë klimë të përshtatshme për t'u gjelbëruar në tokën e së drejtës.

Fahrettin Altun nënvizoi se mbledhja u fokusua mbi politikat që do të parandalojnë orvatjet për të shfrytëzuar për qëllime e llogari politike, me mashtrime e shpifje të fabrikuara nga qarqe të ndryshme, një periudhë që ka kaluar me vështirësi e vuajtje për të gjithë qytetarët e Perandorisë Osmane.

“Në këtë mbledhje, ku u trajtuan hapat gjithëpërfshirëse që do të parandalojnë propagandën e bërë me pretendime të pavërteta nga lobi armen, i cili shfrytëzon ngjarjet e 1915-s si mjet për të hedhur baltë mbi Turqinë dhe kombin tonë, si dhe nga vendet që abuzojnë me këtë çështje për llogari politike; u diskutuan gjithashtu projektet dhe aktivitetet që do të mundësojnë shpjegimin me të vërteta dhe fakte të përmasave historike e ligjore të çështjes për opinionin publik kombëtar e ndërkombëtar”, u shpreh Altun mes të tjerash.



Lajme të ngjashme