Sentop: Operacioni i Turqisë në veri të Irakut synon vendosjen e paqes në rajon

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop bëri të ditur se lufta kundër terrorit, e cila është jetike për vendosjen e paqes në rajonin e Turqisë, po vazhdon me vendosmëri.

1437741

Mustafa Sentop postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me operacionin antiterror “Kthetra-Tigër”, të cilën Turqia po e zhvillon në rajonin Haftanin në veri të Irakut.

“Lufta jonë që zhvillohet me qëllim të vendosjes së paqes në rajonin ton po vazhdon me vendosmëri. Allahu i Madhërishëm i ndihmoftë ushtarët tanë që luftojnë për sigurinë e kufijve dhe për paqen e popullit tonë”, shkruan Sentop në mesazhin e tij.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu për operacionin në fjalë tha se: “Ne përpiqemi të shkatërrojmë fatkeqësitë në burimin e tyre”.

Ministri Soylu preku edhe në operacionin antiterror që po zhvillohet në veri të Irakut dhe shtoi: “Numri i përgjithshëm i terroristëve në Turqi është 438. Në dhashë Zoti së shpejti ky numër do të bie nën 400, pastaj nën 300 dhe së fundmi do të arratisen të gjithë nga Turqia”.

Lajme të ngjashme