Turqia dënon sulmin e përgjakshëm terrorist në Nigeri

Turqia dënoi sulmin terrorist në Nigeri, vend i Afrikës Perëndimore dhe shprehu ngushëllimet për viktimat.

1433676
Turqia dënon sulmin e përgjakshëm terrorist në Nigeri

Turqia dënoi sulmin terrorist në Nigeri, vend i Afrikës Perëndimore dhe shprehu ngushëllimet për viktimat.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim për sulmin terrorist që ndodhi në provincën Borno të Nigerisë ku u vranë shumë persona dhe u plagosën të tjerë.

“Ne dënojmë këtë sulm të urryer terrorist. Kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit dhe qeverisë së Nigerisë”, shkruhet në deklaratë.

Në sulmin e armatosur të pjesëtarëve të Boko Haram, që bastisën fshatin Foduma Kolomaiya, që varet nga provinca Borno në verilindje të vendit, u vranë 69 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Në veprimtaritë masive të dhunës së organizatës terroriste Boko Haram, që është prezentë në Nigeri që prej fillimit të viteve 2000, duke filluar nga viti 2009 kanë humbur jetën mbi 20 mijë persona.

Organizata terroriste, që prej vitit 2015, ndërmerr sulme edhe ndaj vendeve fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger. Në sulmet e organizatës terroriste në fjalë në pellgun e liqenit Çad kanë humbur jetën të paktën 2 mijë persona.   

 


Lajme të ngjashme