Turqia ndihmon Paraguain dhe Guinenë me materiale e pajisje mjekësore

Turqia krahas ndihmave në Paraguai dërgoi ndihma edhe në Afganistan dhe Guine.

1432455
Turqia ndihmon Paraguain dhe Guinenë me materiale e pajisje mjekësore

Turqia në kuadër të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Paraguai dërgoi ndihma mjekësore.

Sipas një deklarate të shkruar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Silvana Abdo gruaja e Presidentit Abdou Mario Abdo Benitez, kërkoi nga Emine Erdogan, gruaja e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar të mbështesë luftën e Paraguait kundër epidemisë.

Pas pranimit të kërkesës nga Emine Erogan dhe në bashkëpunim me Ministritë e Jashtme dhe të Shëndetësisë të dyja vendeve ndihmat e dërguara nga Turqia arritën në Brazil.

Ndihmat mjekësore, të cilat priten të arrijnë në Paraguai brenda disa ditëve, përbëhen nga 50 mijë rroba mbrojtëse, 30 maska N95, 100 mijë maska kirurgjikale, 2 mijë syze mbrojtëse dhe 50 mijë galloshe.

Nga ana tjetër Turqia, në kuadër të luftës kundër epidemisë Covid-19 në do të japë Afganistanit dhe Guinesë ndihma të ndryshme mjekësore.

Vendimi për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për grante në fushën e shëndetësisë të nënshkruar më 15 maj mes qeverive të Turqisë dhe Republikës Islamike të Afganistanit u publikua në fletoren zyrtare.

Sipas kësaj Turqia do të ndihmojë Afganistanin me pajisje dhe materiale mjekësore dhe laboratorike si 5 monitorë vëzhgues të pacientëve, 10 aparate për frymëmarrje artificiale, pajisje për oksigjen, rregullator të oksigjenit, aparate për frymëmarrje artificiale, laringoskop, nebulizator (maska) për oksigjen, 3 aparate PCR, 2 autoklavë të sterilizuesit të avullit dhe defibrillator dhe 30 mijë teste të Covid-19 RT-q PCR.

Ndihma për Afganistanin përfshijnë 3 mijë e 500 kuti ilaçe dhe 25 mijë maska ​​ N95 dhe 50 mijë maska kirurgjikale dhe normale.

Në fletoren zyrtare gjithashtu u botua edhe vendimi për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për grante në fushën e shëndetësisë të nënshkruar më 17 maj mes qeverive të Turqisë dhe Republikës së Guinesë.

Sipas kësaj Turqia do të ndihmojë Guinenë me 300 mijë maska kirurgjikale, 50 mijë maska N95, 20 mijë rroba mbrojtëse, 30 mijë teste PCR, 30 mijë SWAB.

 


Lajme të ngjashme