Akar: Jemi jashtëzakonisht të vendosur dhe të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat tona

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se shteti i Republikës së Turqisë është jashtëzakonisht i vendosur dhe i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit.

1430618
Akar: Jemi jashtëzakonisht të vendosur dhe të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat tona

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se shteti i Republikës së Turqisë është jashtëzakonisht i vendosur dhe i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit.

Hulusi Akar në mbledhjen e zhvilluar ditën e premte në rajonin kufitar së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe komandantët e Forcave të Armatosura Turke tha se Turqia kërkon të zgjidhë problemet në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro në përputhje me drejtësinë ndërkombëtare.   

Ai tha se duan të zgjidhin të gjitha problemet brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bazuar në qëllimin e mirë të ndërsjellë, me respekt dhe me mirësi reciproke, duke përdorur metoda paqësore pa provokuar në asnjë mënyrë askënd dhe pa dhunuar të drejtën e askujt.

Akar rikujtoi se një delegacion nga Turqia shkoi dy herë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë dhe një delegacion grek erdhi një herë në Ankara dhe bëri të ditur se presin homologët të takohen përsëri në kryeqytet.

Ai tha se Turqia kërkon vazhdimin e këtij dialogu dhe shtoi: “Ne deri tani kemi bërë pjesën që na takon dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Por nga ana tjetër, ne jemi jashtëzakonisht të vendosur dhe të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e popullit tonë prej 83 milionë banorësh, kombit tonë fisnik dhe të drejtat e shtetit të Republikës së Turqisë. Ky nuk është aspak një kërcënim për askënd dhe nuk është aspak një provokim”.

 


Lajme të ngjashme