Vazhdojnë operacionet kundër terrorizmit, neutralizohen 3 terroristë të tjerë

Në zonën rurale të provincës Bitlis janë neutralizuar 2 terroristë, kurse në Ovacık të Tunceli është neutralizuar Hasan Ataş, anëtar i organizatës terroriste TKP/ML dhe që bënte pjesë në listën e verdhë të personave më të kërkuar.

1428604
Vazhdojnë operacionet kundër terrorizmit, neutralizohen 3 terroristë të tjerë

Në kuadër të operacioneve për sigurinë e brendshme, në zonën rurale të provincës Bitlis janë neutralizuar 2 terroristë, kurse në Ovacık të Tunceli është neutralizuar Hasan Ataş, anëtar i organizatës terroriste TKP/ML dhe që bënte pjesë në listën e verdhë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për personat më të kërkuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) njofton përmes llogarisë së tij në «Twitter» se 3 ditë më parë në zonën rurale të provincës juglindore Bitlis ishin kapur të vdekur 3 terroristë, kurse sot janë neutralizuar 2 anëtarë të tjerë të organizatës.

Sojllu shton se operacionet në këtë zonë vazhdojnë.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar neutralizimin në Ovaxhëk (Ovacık) të Tunxhelisë (Tunceli) të Hasan Atash (Hasan Ataş), anëtar i organizatës terroriste “Partia Komuniste/Marksiste Leniniste e Turqisë (TKP/ML sipas akronimit në turqisht) dhe që bënte pjesë në listën e personave më të kërkuar të Ministrisë.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se operacionet në rajon vazhdojnë ende.  

Ndërkaq forcat e sigurisë vazhdojnë gjurmimin e terroristëve si brenda, ashtu edhe jashtë vendit dhe në operacionet e suksesshme që kanë zhvilluar muajin e kaluar i kanë dhënë një goditje të rëndë YPG/PKK-së duke neutralizuar 70 terroristë, në mesin e të cilëve kishte edhe të ashtuquajtur përgjegjës të organizatës.

 


Lajme të ngjashme