Turqia dënoi sulmin ndaj xhamisë në pjesën greke të Qipros

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay dënoi sulmin me koktej molotovi ndaj Xhamisë së Koprulu Haxhi Ibrahim Agait në qytetin Limasol në pjesën greke të Qipros.

1427655
Turqia dënoi sulmin ndaj xhamisë në pjesën greke të Qipros

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënohet sulmi me koktej molotovi ndaj Xhamisë së Koprulu Haxhi Ibrahim Agait në qytetin Limasol në pjesën greke të Qipros.

“Administrata grekoqipriote duhet të marrë masat e nevojshme në përputhje me përgjegjësinë e mbrojtjes së lirisë së adhurimit dhe shenjtërinë e vendeve të adhurimit dhe duhet të gjejë dhe kapë sa më shpejtë të jetë e mundur autorët e këtij akti. Është e qartë se retorika dhe veprimet islamofobe nuk do të kontribuojnë në përpjekjet drejt arritjes së një zgjidhjeje të çështjes së Qipros. Nuk duhet të harrohet se sulme të tilla nuk shënjestrojnë vetëm myslimanët, por gjithashtu paraqesin një kërcënim të përbashkët për tërë njerëzimin”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkaq edhe Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay dënoi sulmin në fjalë.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, Fuat Oktay tha: “Mallkoj me forcë sulmin ndaj xhamisë shekullore Koprulu në qytetin Limasol në pjesën greke të Qipros. Unë ftoj administratën grekoqipriote të marrë një qëndrim të sinqertë ndaj këtyre sulmeve dhe për të gjetur dhe ndëshkuar autorët e këtij sulmi të ulët sa më shpejt që të jetë e mundur. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë e fortë kundër të gjitha akteve të dhunës”.

Sipas informacioneve të marra nga Departamenti i Çështjeve Fetare të e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) ndaj Xhamisë së Koprulu Haxhi Ibrahim Agait në qytetin Limasol janë hedhur 3 koktej molotovi dhe në muret e xhamisë u shkruan mbishkrime islamofobe dhe ksenofobe.

 


Lajme të ngjashme