“Turqia kurrë nuk do të bëjë kompromis për masat kundër Covid-19”

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu bëri të ditur se kurrë nuk do të bëjnë kompromis për përdorimin e maskave, distancës sociale, higjienës personale dhe për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse.

1427315
“Turqia kurrë nuk do të bëjë kompromis për masat kundër Covid-19”

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu bëri të ditur se kurrë nuk do të bëjnë kompromis për përdorimin e maskave, distancës sociale, higjienës personale dhe për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse të përshtatshme për punonjësit.

Ministri Karaismailoglu erdhi në aeroportin Esenboga të Ankarasë me avionin e nisur nga aeroporti i Stambollit me rastin e fillimit të fluturimeve të linjave të brendshme, të cilat u ndaluan për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit.

Pasi u informua në lidhje me masat e marra kundër Covid-19 në aeroport, ministri Karaismailoglu më pas bëri inspektime në aeroport.

Në deklaratën e bërë pas inspektimeve ministri bëri të ditur se javën e kaluar kanë filluar udhëtimet e trenave të shpejtësisë së lartë, ndërsa duke filluar nga sot janë hequr edhe kufizimet e udhëtimeve me anë tërrugëve tokësore.

Duke bërë të ditur se nga sot kanë filluar edhe fluturimet në linjat e brendshme ministri Karaismailoglu tha se dikasteri që ai drejton gjatë muajit të fundit ka bërë përgatitjet e nevojshme të aeroporteve për normalizimin e fluturimeve pas epidemisë së Covid-19.

Karaismailoglu gjithashtu tha se qytetarët tani mund ta përdorin transportin ajror me shëndet dhe paqe, ndërsa shtoi se po vazhdojnë punimet për hapjen e fluturimeve jashtë vendit.

Turqia, e cila është shembull për gjithë botën në luftën kundër epidemisë së Covid-19, gjithashtu me anë të sukseseve nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan do të jetë shembull edhe gjatë procesit të normalizimit”, bëri të ditur ministri Karaismailoglu.



Lajme të ngjashme