Turqia synon ta mbyllë me rritje 2020

Turqia synon ta mbyllë vitin 2020 me një normë pozitive të rritjes ekonomike pavarësisht parashikimeve negative për shkak të krizës së koronavirusit, tha të mërkurën ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak për transmetuesin publik TRT.

1424773
Turqia synon ta mbyllë me rritje 2020

Ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak iu përgjigj të mërkurën pyetjeve të gazetarëve të “TRT Haber” mbi aktualitetin.

Duke iu referuar masave të marra nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit Covid-19, si: shtyrja e pagimit të taksave, përballimi i nevojave për likuidite, ndalimi i përjashtimeve nga puna, mbështetja e punëdhënësve me pagesat për punësim me orar të shkurtuar, ministri Albayrak tha: “Në krahasim me botën Turqia do të jetë një vend që do të preket më pak, që do të ketë një rritje pozitive këtë vit në shumë fusha, duke filluar që nga norma e rritjes ekonomike e deri në papunësi. Po të mos kishte ndodhur kjo krizë (Covid-19), 2020-a do të ishte viti kur ne do të kapnim një rritje prej 5%. Por pavarësisht krizës, ne po bëjmë përpjekje që ky vit të mos jetë viti i tkurrjes me 5%, 8% apo 10%, por të jetë një vit që shpresojmë ta mbyllim me normë pozitive”.

 


Lajme të ngjashme