ShBA dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër Covid-19

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilluan një bisedë telefonike me temë luftën kundër pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1419771
ShBA dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër Covid-19

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilluan një bisedë telefonike me temë luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Sekretari amerikan Pompeo u prononcua në lidhje me bisedën në llogarinë e tij në Twitter.

“Jam i lumtur që me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu biseduam në lidhje me bashkëpunimin mes ShBA-së dhe Tuqisë në luftën kundër Covid-19. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për riatdhesimin e qytetarëve amerikanë dhe turq në vendet e tyre dhe për zinxhirin e furnizimit”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus në një komunikatë me shkrim në lidhje me takimin deklaroi se gjatë bisedës është theksuar gjithashtu roli i NATO-s në luftën kundër epidemisë.

“Sekretari Pompeo falënderoi Turqinë për ndihmat bujare në pajisje të mbrojtjes personale. Pompeo dhe Çavusoglu gjithashtu biseduan për bashkëpunimin dypalësh në lidhje me çështjet ekonomike dhe të sigurisë”, deklaroi zëdhënësja Ortagus.

 


Lajme të ngjashme