Çavusoglu kërkon kapjen e autorëve të sulmit ndaj xhamisë në Stuttgart të Gjermanisë

Një kokë derri ishte varur te porta e Xhamisë Fatih, e cila është e lidhur me Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB), në qytetin Vaihingen Enz, afër Stuttgartit të Gjermanisë, rreth orës 23:30.

1419421
Çavusoglu kërkon kapjen e autorëve të sulmit ndaj xhamisë në Stuttgart të Gjermanisë

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu deklaroi se sulmi ndaj një xhamie pranë Stuttgartit në Gjermani, duke varur kokën e një derri në portë, është shembulli i fundit i racizmit dhe islamofobisë në Evropë, ndërsa kërkoi që autorët të kapen menjëherë. 

Në mesazhin e tij të postuar në Twitter ministri Çavusoglu tha: “Racizmi dhe armiqësia ndaj islamit vazhdojnë në Evropë edhe gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe epidemisë. Sulmi i shëmtuar ndaj xhamisë tonë në Gjermani është shembulli i fundit i kësaj. Simboli i përdorur në këtë incident të shëmtuar në të vërtetë përshkruan këtë mentalitet të sëmurë. Autorët e kësaj ngjarje duhet të kapen menjëherë”. 

Një kokë derri ishte varur te porta e Xhamisë Fatih, e cila është e lidhur me Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB), në qytetin Vaihingen Enz, afër Stuttgartit të Gjermanisë, rreth orës 23:30. 

Sulmi në xhami u regjistrua nga kamerat e sigurisë dhe vërejt se të dy personat u larguan shpejt nga vendi i ngjarjes. 

 


Lajme të ngjashme