Turqia i bën apel Greqisë që të mos bëjë politikë me çështje humanitare

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka reaguar ndaj homologut të tij grek, Nikos Dendias, i cili në një postim në median sociale nuk i është referuar aspak kontributit të Turqisë në evakuimin e 3 marinarëve grekë në Xhibuti.

1406221
Turqia i bën apel Greqisë që të mos bëjë politikë me çështje humanitare

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka reaguar ndaj homologut të tij grek, Nikos Dendias që nuk ka përmendur kontributin e Turqisë në deklaratën që ka bërë në median sociale, pavarësisht se 3 marinarët grekë që kishin mbetur të izoluar në Xhibuti u evakuuan më 25 prill me një aeroplan të shoqërisë turke “Turkish Airlines” (THY) me ndihmën e ambasadës së Turqisë në Xhibuti.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka bërë një deklaratë lidhur me mesazhin e Nikos Dendias në median sociale, ku ky shkruan se evakuimi në fjalë është realizuar me kontributin e autoriteteve të Bashkimit Evropian (BE) në Xhibuti dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Xhibutit.

Të paktën mos bëni politikë me çështje humanitare. Ne i evakuuam me kënaqësi marinarët grekë, jo se presim të na falënderoni ju, por se ne e shikojmë këtë si një mision njerëzor”, shkruan shefi i diplomacisë turke në postimin që ka bërë në profilin e tij në «Twitter».

Burimet diplomatike bëjnë të ditur se lutja për të përfshirë edhe 3 marinarët grekë në operacionin e Turqisë për evakuimin e shtetasve të saj nga Xhibuti kishte ardhur me një notë diplomatike nga Ministria e Jashtme greke dhe kjo kërkesë zyrtare ishte vlerësuar me konsideratë njerëzore dhe ishin dhënë udhëzimet e nevojshme për të ofruar ndihmën e kërkuar [nga Greqia].

Mbështetur në kërkesën zyrtare të autoriteteve greke, me ndihmën e Ambasadës së Turqisë në Xhibuti ishin sjellë pardje në Ankara me një avion evakuimi të shoqërisë ajrore turke “Turkish Airlines” (THY) edhe 3 marinarët grekë që kishin mbetur të bllokuar në Xhibuti. Pasi kishin zbritur nga aeroplani i THY-së marinarët grekë ishin dërguar në pikëkalimin kufitar të Ipsalës (Edirne) me një automjet të Ambasadës së Greqisë në Ankara.

 


Lajme të ngjashme