Bilanci i koronavirusit në Turqi - Në 24 orët e fundit, 95 të vdekur dhe 4.651 të shëruar

Turqia po vazhdon të marrë rezultate pozitive në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), numri i të vdekurve nga ky virus vjen duke u ulur.

1406321

Numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit u rrit me 95 dhe arriti në 2 mijë e 900 gjithsej.

Ndërkaq gjatë periudhës së njëjtë janë bërë 20 mijë e 143 teste dhe janë zbuluar 2 mijë e 131 raste të reja të infektimit.

Numri i pacientëve të shëruarve dhe larguarve nga spitalet u rrit me 4 mijë e 651 dhe arriti në 33 mijë e 791.

Tërheq vëmendjen se gjatë disa ditëve të fundit në Turqi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve.

Lajme të ngjashme