Ministria e Shëndetësisë riatdheson nga Suedia shtetasin turk të infektuar me Covid-19

Shtetasi turk Emrullah Gulusken 47-vjeçar, i cili krahas rezultatit pozitiv për koronavirus nuk u mor për kurim në qytetin Malmo të Suedisë, u dërgua në Turqi së bashku me tre fëmijët e tij me avionin ambulancë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.

1405440
Ministria e Shëndetësisë riatdheson nga Suedia shtetasin turk të infektuar me Covid-19

Shtetasi turk Emrullah Gulusken 47-vjeçar, i cili krahas rezultatit pozitiv për koronavirus nuk u mor për kurim në qytetin Malmo të Suedisë, u dërgua në Turqi së bashku me tre fëmijët e tij me avionin ambulancë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.

Avioni ambulancë, i cili bëri ulje në aeroportin Sturup të Malmos, u ngrit në orën 09:00, duke marrë Emrullah Gulusken dhe fëmijët e tij Esma, Samira dhe Mahmut.

Vajza e Emrullah Gulusken, Leyla Gulusken, e cila mbeti në Suedi, deklaroi se autoritetet i telefonuan ata pasi morën lajmin, ndërsa tha: “Shumë zyrtarë telefonuan. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca na dërgoi një avion brenda një kohe të shkurtër. Jemi krenar me vendin tonë”.

Duke sqaruar se ata u vendosën në Suedi nga rrethi Gercus i Batmanit, Gulusken theksoi që shteti nuk i la ata vetëm dhe vijoi me këto fjalë: “Prandaj unë falënderoi Presidentin Recep Tayyp Erdogan, ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca, ambasadorin e Turqisë në Stockholm Hakki Emre Yunta, deputetin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Zafer Sırakaya, kreun e Departamentit për Turqit Jashtë vendit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) Abdullah Eren dhe kryetarin e Unionit Demokratik Ndërkombëtar (UID) në Suedi Ozer Eken”.

Në një postim të bërë në median sociale Samira Gulusken, vajza e shtetasit turk Emrullah Gulusken 47-vjeçar, i cili krahas rezultatit pozitiv për koronavirus nuk u mor për kurim në qytetin Malmo të Suedisë, tha: “Ne së bashku me familje jetojmë në Suedi. 11 ditë më parë babai im filloi të ketë ethe dhe gulçim, ne u shqetësuam dhe thirrën spitalin, por për fat të keq ata nuk erdhën. Ne i telefonuam çdo ditë por ata nuk u përgjigjën”, ndërsa shtoi se ka kërkuar ndihmë me anë të mesazhit.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca i kishte telefonuar Samira Guluskenit të cilën e informoi se ka urdhëruar që të dërgohet avioni ambulancë për Emrullah Gulusken dhe 4 fëmijët e tij.



Lajme të ngjashme